Lajmet e fundit

Barcelona e sigurt se Neymar do të vazhdojë kontratën

Ka kohë që Neymar është në bisedime me Barcelonën rreth kontratës së re dhe zyrtarë të klubit katalanas janë të sigurt se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt.

Neymar ka qenë futbollisti kryesor Barcelonës në këtë sezon ku edhe ka realizuar 12 gola në 11 paraqitje në La Liga.

Braziliani me këtë formë ka bindur drejtuesit e Barcelonës, që të pranojnë çdo kërkesë të tij, vetëm që ta bindin për të qëndruar në ‘Camp Nou’.

Sipas sekretarit të Barcelonës, Robert Fernandez, klubi dhe lojtari janë në bisedimet finale, ku do të nënshkruhet kontrata e re që do ta mbajë futbollistin një kohë të gjatë në Barcelonë.

“Jemi pranë marrëveshjes me Neymarin”, ka deklaruar Robert.

“Nuk kam asnjë dyshim, ai do të qëndrojë me ne për shumë vite. Neymar vetë e ka konfirmuar publikisht dëshirën e tij që do të vazhdojë me ne dhe mund të them se shumë shpejtë do të zyrtarizohet gjithçka”, theksoi ndër të tjera Robert.

Leave a Reply

Your email address will not be published.