Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti në Info Magazine ka thënë se Samiti Brdo-Brijon do të jetë i fokusuar në temën e terrorizmit dhe radikalizmit, por se nuk ka ndonjë fokus të qartë.
Rashiti po ashtu ka theksuar se në të do të kërkohet edhe rritje e bashkëpunimit rajonal, transmeton Klan Kosov.a
“Ende është e vështirë dhe e paqartë çfarë kërkohet nga ky Samit”.
“Tema e terrorizmit dhe rritja e radikalizmit në rajon është ajo çfarë i preokupon amerikanët dhe gjermanët”.
“Besoj që ky bashkëpunim ndër rajonal do duhej të kishte edhe detyra bilaterale për përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe bashkëpunimit”.
“Vizitat e Biden dhe e Kerryt kanë qëllime përtej-rajonale”.