Para rrëzimit të aeroplanit rus, Turqia i kishte paralajmëruar 10 herë pilotët rus, duke iu thënë se po i afroheshin hapësirës ajrore turke dhe duke u kërkuar që të ndryshojnë drejtim.
Këtë paralajmërim e kishte konfirmuar edhe Pentagoni amerikan, zëdhënësi i të cilit ka thënë se edhe ata kanë dëgjuar këto paralajmërime të Turqisë.
Sot nëpër mediat turke ka qarkulluar edhe një video, në të cilën dëgjohen paralajmërimet e Turqisë për pilotët rus, raporton Takvim, transmeton lajmi.net
Turqit duke pasur parasysh afrimin e aeroplanit rus drejt hapësirës ajrore turke, u kanë kërkuar atyre që të ndryshojnë drejtim dhe këtë e kanë bërë 10 herë brenda 5 minutave.
Pilotët rus refuzuan t’u përgjigjeshin mesazheve turke, duke vazhduar fluturimin e tyre dhe duke shkelur në hapësirën ajrore të Turqisë.
Turqia ka dërguar dy aeroplanë luftarakë F-16 për ta rrëzuar aeroplanin rus.
https://www.youtube.com/watch?v=8BJVymVnhX0&noredirect=1