Lajmet e fundit
Tahiri: Nuk kam çka i ofroj më shumë këtij qyteti

Tahiri: Nuk kam çka i ofroj më shumë këtij qyteti

Për 10 muaj, Besnik Tahiri me ekipin e tij kanë vizituar çdo pjesë të kryeqytetit, me qëllimin për t’u ofruar qytetarëve, siç ka thënë, një program cilësor dhe profesional. Në fund Tahiri, po këtyre qytetarëve u ka ofruar falënderimin, pranimin e rezultatit dhe premtimin se më nuk do të kandidoj për të parin e Prishtinës.

Tahiri, ka thënë se i ka ofruar këtij qyteti maksimumin e tij, prandaj jo për shkak të egos, por për arsyen se nuk ka më çfarë t’i ofroj Prishtinës, nuk do t ë synoj për herë të tretë postin e kryetarit të komunës së vendlindjes.

“Jo, absolutisht, do të thotë nuk do të kandidoj më për Prishtinën, jo për shkak të egos, jo për shkak të ndonjë elementi tjetër mirëpo vetëm për faktin se sinqerisht s’kam çka i dha më shumë Prishtinës, krejt çka kom pas i kom dhanë”, tha Tahiri, raporton KP.

Leave a Reply

Your email address will not be published.