Nënpresidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot në Zagreb se marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë hap historik.
Ai gjatë një konference për media në fund të Samitit Brdo-Brijoni, me rastin e përparimin që e ka arritur rajoni, ka thënë se Serbia dhe Kosova ka marrëdhënie produktive, transmeton Indeksonline.
“Marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë janë hap historik”, ka thënë Biden dhe i ka përshendetur liderët e të dy vendeve që kanë mundësuar arritjen e këtyre marrëveshjeve.
Biden po ashtu ka thënë se anëtarësimi i vendeve të Evropës Juglindore në BE dhe NATO është mënyra më e mirë për avancimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Ëndërrojmë që do të ekzistojë Evropa e cila do të jetë e tërësishme, paqësore dhe e bashkuar dhe vlerësojmë se kjo nuk është e mundur pa Evropën Juglindore, Ballkanin”, ka thënë ai.m
Më herët gjatë ditës, Biden ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Atifete Jahjaga.