Ne nje skene te re, me madheshtore, nen drejtimin e Ledion Liços e nen dirigjimin e trajnereve te cilet kete vit kishin mes tyre edhe energjite e pashtershme te Aurela Gaces, qe ne naten e pare te audicioneve te fshehura, emocionet u rikthyen aty ku i kishim lene ne finalen e edicionit te dyte.
Pa i hequr asnje detaj pritshmerive tona, madje shpesh here duke i tejkaluar ato, keto 5 jave sollen per te gjithe emocione te forta, lot gezimi e trishtimi, humor, lufte mes trajnereve per te rrembyer ne skuadrat e tyre talentet e paraqitur, performanca frymemarrese dhe sigurisht, nje lume talenti.
Sot njohim 48 talentet mes te cileve qendron fituesi i edicionit te trete te ‘The Voice of Albania’, por edhe zera qe pavaresisht se nuk do te mund te triumfojne ne naten finale, me siguri do te jene pjese e tregut muzikor shqiptar per shume vite ne vazhdim.
Keshtu, mes 48 konkurrenteve, mosha mesatare e te cileve eshte 21 vjec, gjenden 24 konkurrente nga Shqiperia, nga te cilet 20 jetojne ne Shqiperi dhe 4 jashte saj; 17 konkurrente nga Kosova, 6 nga Maqedonia dhe 1 nga Mali i Zi. Shifra qe konfirmojne edhe njehere qe ‘The Voice of Albania’ eshte ne fakt spektakli i zerave te te gjithe shqiptareve, kudo qe ata jetojne.
Sidriti i batalionit te djemve te edicionit te pare, kete vit ka krijuar skuadren me te balancuar, me 6 djem e 6 vajza. Nje skuader thuajse te balancuar ka edhe Aurela, me 5 djem e 7 vajza. Alma ka nje shumice prej 8 meshkujsh, ndersa Eltoni e gjen veten ne krye te nje batalioni femoror, me plot 9 konkurrente femra ne skuadren e tij.
Per sa i perket stilit te zerave, Sidriti ka mbledhur prane tij kengetare ke ze lirik dhe qe jane paraqitur kryesisht me balada. Tek skuadra e Eltonit, sic eshte e parashikueshme, mbizoterojne zerat rock. Alma ka mbledhur ne skuadren e saj zera qe i afrohen menyres se saj te te kenduarit, nderkohe qe tek Aurela mbizoterojne performuesit e muzikes moderne.
Keshtu, pas kesaj etape shume te rendesishme te gares, kalohet ne perballjet direkte. Gjate fazes se betejave, trajneret do te krijojne dyshe konkurrentesh mes te cileve vetem njeri do te kaloje ne fazen pasardhese.
Emocionet shtohen dhe gara nis te behet e ashper. Puna e trajnereve nis te veshtiresohet e pergjegjesite e tyre shtohen. Per te gjtiha keto, mos harroni te na ndiqni te premten e ardhshme, ne episodin e pare te betejave.