Ka ndërruar jetë Veli Deva udhëheqës i lartë politik në Kosovë e ish Jugosllavi.
Deva ka lindur në Gjakovë më 1924. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu ne Shqipëri, studimet e larta politike në Beograd ndërsa studimet e larta ekonomike në Shkup, raporton KTV.
Ishte kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, anëtar i Kryesisë së ish Jugosllavisë, drejtor gjeneral i Trepçës dhe mbante shumë funksione tjera ekonomike dhe politike. Punoi për barazinë e shqiptarëve, në afirmimin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik përfshirë këtu industrializimin e Kosovës.
Kontribut të veçantë dha në formimin e realizimin e Autonomisë së Kosovës si dhe në themelimin e Universitetit të Prishtinës.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.