Loja e Hashim Thaçit me partinë e ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, dekonspirohet nga deputetja e LDK, Vjosa Osmani.
E pyetun nëse me nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të fundit, Mustafa ia shkurtoi vetes mandatin në postin e kryetarit të partisë, Osmani tha se këto marrëveshje janë nji patate e nxehtë që po ua len dorë Hashim Thaçi.
Po ashtu Osmani thotë se nuk asht në dijeni që PDK dhe partia ku ajo ban pjesë i kanë ofrue liderit të AAK’s, Ramush Haradinajt postin e kryeminsitrit në vitin 2016.
Ajo thotë se vetëm 3 njerëz vendosin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
E sa i përketë iniciativës që ndërmori bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Deda për zgjidhjen e krizës në Kuvend, Osmani thotë se punët po shkojnë mire, mbas takimeve me pothuesje me gjithë liderët e opozitës, shefat e grupeve parlamentare.
Ajo asht optimiste për zgjidhjen, edhe sepse kryeministri Mustafa e ka mirëpritë këtë nismë, e madje disa nga partitë kanë kërkue sqarime të matejshme për propozimin 5 pikësh.
Por e pyetun nëse kjo iniciativë synon krijim e nji formacioni të ri politik, deputetja e LDK’se përjashton kategorikisht këtë.