Lajmet e fundit

Marrëveshjet e 25 gushtit përcaktuese për Qeverinë Mustafa (Video)

Nëse dëshmohet se Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe është në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës dhe dëshmohet se në bazë të Marrëveshjes për demarkacionin më Malin e Zi, Kosova humb territor, atëherë, Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje. Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, kjo Qeveri është krijuar për t’i quar përpara dy procese. Gjykatën Speciale dhe Asociacionin.

Muhaxhiri thotë se përveç dorëheqjes se Komisionit qeveritar, të njëjtit do të duhej të ndiqeshin edhe penalisht nëse del që Kosova në bazë të marrëveshjes se nënshkruar humb territor më Malin e Zi.

E nga ana tjetër, Petrit Zogaj drejtor i Lëvizjes Fol, thotë se nëse mekanizmat kompetent do të vërtetonin se marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit janë të dëmshme për vendin, atëherë do të ishte një grusht i madh për Qeverinë Mustafa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.