Lajmet e fundit
Kur do shteti e bën dritë

Kur do shteti e bën dritë

Nëse jo për të ndërruar pushtetin, qytetarët e zonave më të thella të Kosovës do të dëshironin që të kishin më shpesh zgjedhje. Ditën kur ata votuan, për 24 orë nuk u aplikuan reduktime të energjisë. Veç një ditë para votimeve, fshatra të tëra ishin në terr.

Zyrtarët e kompanisë përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KEDS-it, këtë radhë dëshmuan se ka alternativa dhe mund të ofrojë rrymë pa ndërpre kur i kërkohet nga dikush më i fortë se ta. Edhe pse prodhimi ishte në shpërpjesëtim me konsumin, rryma e kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për 3 nëntor u importua, shkruan Tribuna.

“Energjia elektrike është importuar nga operatorët ekonomik, partnerë të KEDS, me të cilët KEDS ka kontrata për tregti të energjisë elektrike. Importi me 3 nëntor ka qenë rreth 100 – 370 MW në orë dhe varësisht nga gjindshmëria e energjisë elektrike në treg, KEDS ka importuar nga operatorë të ndryshëm…”, ka bërë të ditur Guri Shkodra, zyrtarë për informim në KEDS.

Sipas tij, prodhimi i energjisë elektrike në KEK gjatë ditës diel ishte rreth 9.5 GWh derisa për të hënën është planifikuar të jetë 11.69 GWh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.