Kështu është shprehur njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, i cili shtoi se Kosova është vend tepër i vogël i cili nuk ndikon në vendimmarrje në politikat globale, prandaj është larg aksioneve terroriste.
“Paralajmërimi i organeve të rendit dhe sigurisë lidhur me rrezikun që mund të ketë sulm terrorist nga ana e të ashtuquajturit ‘Shtet Islamik’, mendoj që është larg asaj që mund të merren aksione të tilla edhe pse nga Kosova janë më tepër se 300 luftëtarë që janë përkrah luftëtarëve të ISIS-it”, ka thënë ai për Arbresh.info.
Sipas Islamit, arsyeja që nuk do të ketë sulme të tilla është sepse ISIS mund të shtyhet nga ndonjë motiv për të ndërmarr aksione të tilla.
“Janë motivet ato që mund ti shtyjnë terroristët që të marrin aksione të tilla. Pra në terrorizëm qëllimi është që të ndjellet frikë dhe pasiguri si dhe fjala e tyre të dëgjohet tek opinioni. Kosova është vend tepër i vogël i cili nuk ndikon në vendimmarrje në politikat globale”, tha ai.
Ndërsa ditë më parë Policia e Kosovës u kishte bërë thirrje qytetarëve që të jenë më vigjilent dhe të shmangin vendet të cilat janë më të frekuentuara.
I pyetur nga Arbresh.info se thirrja e policisë mund të ketë edhe qëllime politike pikërisht në kohën kur është paralajmëruara protesta e opozitës, Islami ai tha: “Unë nuk i di politikat shtetërore, ndoshta ata kanë informacione, por unë nuk e di nëse ata e kanë këtë qëllim po sidoqoftë unë mendoj qe nuk do të ketë rrezik për një kohë të gjatë në Kosovë”.