Zëvendës President i Irakut, Nuri al-Maliki, ka akuzuar presidentin turk Recep Tajip Erdogan për situatën e përshkallëzuar që mund të kanoset në botë.
Maliki, ish-kryeministër i cili ende ka ndikim të madh në politikën e Irakut, e ka sulmuar Erdoganin rreth rrëzimit të avionit rus.
“Erdogani pretendon se avionu rus ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë për disa sekonda, ndërsa ka harruar se aeroplanët e tij shkelin çdo ditë hapësirën ajore në Siri dhe në Irak,” tha Maliki.
“Standardet e dyfishta të Erdoganit dhe politika e tij agresive po kërcënojnë një luftë të re botërore,” shtoi ai.
Avionët luftarakë turq, në muajt e fundit kanë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse kundër rebelëve të Parisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Irakut.
Autoritetet në Bahdad për një kohë të gjatë kanë akuzuar në Ankaranë se ka luajtur një rol kyç në ngritjen e grupit të Shtetit Islamik.
Maliki dhe aleatët e tij në mesin e Teheranit të mbështetura nga gruper Shiite e shohin Moskën si aleatin kryesor dhe kanë mirëpritur përfshirjen e Rusisë në konfliktin rajonal.