Opozita e bashkuar e ka kthyer mbrapsht ofertën e Qeverisë së Kosovës, drejtuar partive opozitare për krijimin e një komisioni të përbashkët, në të cilin do të përfshiheshin edhe ekspertët ndërkombëtar, për verifikimin e punës se komisionit shtetëror, i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi. Megjithatë në Qeverinë e Kosovës, janë në pritje të sinjalit nga ana e opozitës. Këshilltari i kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj, ka deklaruar për Tribuna Channel se oferta për opozitën eksiton dhe se është në dorën e opozitës nëse duan që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
Gecaj thotë se nuk ka pse të tërhiqet nënshkrimit përderisa Qeveria beson se vija më kufirin më Malin e Zi është mirë. Nëse, sipas tij, kryeministri Mustafa ka dyshime se përcaktimi i vijës nuk është shënuar mirë, atëherë do të tërhiqej nënshkrimi.
E nga ana tjetër, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, duke folur në emër të opozitës ka deklaruar se si opozitë e bashkuar nuk do të pranojnë kurrfarë ftesë të Qeverisë pa u tërhequr nënshkrimi nga marrëveshja për demarkacionin.