Lazio ka mposhtur Dnipron me rezultat 3:1 duke u kualifikuar si lider më tej në Europa Ligë, derisa në anën tjetër Baseli i shqiptarëve ka barazuar 2:2 me Fiorentinën, por që kalojnë më tej si lider i grupit I.
Golat per Lazion i shenuan Antonio Candreva, Marco Parolo dhe Filip Djordjevic, derisa për mysafirët shënoi Bruno Vilela Gama.
Në këtë ndeshje mbrojti nga minuta e parë portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, që pati një paraqitje të shkëlqyer.
Me këtë fitore, Lazio kualifikohet si lider i grupit G që ka grumbulluar 13 pikë, derisa Saint Etienne edhe përkundër barazimit me Rosenborg, janë kualifikuar si të dytë pasi kanë grumbulluar 8 pikë.
Në anën tjetër Baseli i shqiptarëve ka barazuar 2:2 me Fiorentinën, por që kalojnë më tej si lider i grupit I.
Për Baselin shënoi Marek Suchy dhe Mohamed El Nenny, derisa golat për Fiorentinën i shënoi Federico Bernardeschi.
Pas ketij barazimi Baseli ka siguruar kualifikimin, derisa Firontina duhet ta mposht skuadrën e Belenenses për të kaluar më tej. /Express/
https://www.youtube.com/watch?v=9uyjkR-DWOI