Lajmet e fundit
Bangladesh dënohen me vdekje 150 ushtarë

Bangladesh dënohen me vdekje 150 ushtarë

Një gjykatë speciale në Bangladesh ka dënuar me vdekje së paku 150 ushtarë dhe ka burgosur qindra të tjerë për rolin e tyre në rebelimin ushtarak të vitit 2009.
Rreth 823 ushtarë ishin akuzuar për këtë rebelim, në të cilin 74 persona, përfshirë, 57 oficerë të lartë, ishin vrarë, torturuar ose djegur për së gjalli, transmeton Rel.
Ushtarët ishin akuzuar për vrasje, torturë, konspiracion dhe shkelje të tjera të rënda.
Së paku 400 ushtarë të tjerë janë burgosur dhe po vuajnë dënime me kohëzgjatje të ndryshme. Një hetim mbi rebelimin, ka fajësuar injorimin e kërkesave të shpeshta të ushtarëve për rritje pagash dhe përmirësim të trajtimit të ushtarëve, si shkaktarin kryesor të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.