Sot është përvjetori i Betejës së Lludeviqit, në të cilën para 18 vjetësh, UÇK-ja u kishte zënë pritën forcave serbe që ishin nisur për në Vojnikë në shtëpinë e Abedin Rexhës.
22 pjestarë tëUÇK-së,në krye me Adem Jasharin nga të dy anët e rrugës në vendin e quajtur “Klysyrë”, kanë sulmuar konvojin e policisë derisa po shkonte ta sulmonte për të dytën herë shtëpinë e Abedin Rexhës-Sandokanit. Forcat serbe të zëna në befasi u kthyen mbrapsht, dhe në ikje e sipër sulmuan shkollën fillore në Llaushë, me crast vranë mësuesin Halit Geci, i cili u varros me 28 nëntor, raporton Magazina.al. UÇK-ja kishte planifikukuar që të dal publikisht në këtë varrim për të treguar se në popull është një forcë që i mbron ata dhe që po lufton për lirinë e vendit. Aty edhe nisi mobilizimi i madh rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po si ndodhi gjithë ky organizim,deri të dalja publike e UÇK-së në skenë, si ishte beteja e parë frontale në Vojnikë e më pas edhe në LLudoviq, si u vra mësuesi Halit Geci dhe pse u varros ai në një ditë emblematike të 28 Nëntorit, kush vendosi që treshja; Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Hardinaj të dal në skenë, kush e shkruajti letrën që u lexua aty? Shumë pyetje dhe dilema që janë ngritur i ka qartësuar dokumentari “Tri ditë para fillimit”.