Lajmet e fundit

Thaçi në prag të 28 nëntorit, uron shqiptarët dhe përkujton komandantin legjendar Adem Jashari

Thaçi gjithashtu ka përkujtuar edhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është ngjarje e madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë.
Bashkëkombasve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.
Kjo datë na kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH

Leave a Reply

Your email address will not be published.