Shënimi i ditës së flamurit shqiptar nga liderët të institucioneve më të larta Republikës së Kosovës ka filluar sot me vizita dhe homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, familje kjo e cila dha mesazh për bashkim.
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë për vend, duke bërë thirrje për unitet.
Jashari: Në të ardhëm të jemi bashkë
“I falënderoj të gjithë shqiptarët për vizitat, për punën, për kontributin që kanë dhënë deri më tani. Shpresoj edhe në të ardhmen jemi të gjithë bashkë, se pa një unitet e kemi të vështirë të bashkuar e kemi zor t’i arrijmë qëllimet tona. Shpresoj që gjithmonë të jemi bashkë dhe vazhdojmë rrugën bashkë si komb dhe si shqiptarë”, potencoi Jashari.
Ndryshe, Prekazin e vizituan edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale dhe qytetar.