Lajmet e fundit

Fakte të reja për devijim të drejtësisë nga gjyqtarët e EULEX-it (VIDEO)

Vrasja enigmatike në Kaçanik dhe shpërthimi i eksplozivit në lokalin Sekiraqa vazhdojnë të sfidojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë.

Në vazhdën e hulumtimeve, Klan Kosova sjellë dëshmi të reja, përmes të cilave, dëshmohet zinxhiri i zyrtarëve ndërkombëtar të dyshuar për përfshirje në korrupsion, duke bërë pazare për blerje të drejtësisë.

Klan Kosova ka siguruar materiale të përgjimeve, përmbajtja e të cilave, dëshmon se gjykatësi italian Francesko Florit, ishte takuar me një sekser të Enver Sekiraqës.

Sekseri, aktualisht udhëheqës i një prej portaleve informative në Kosovë (i njohur për Klan Kosovën), kishte zhvilluar një seri takimesh me Florit, për të bërë pazare për rastin Sekiraqa.

Biseda:

Sekiraqa: I di, i di krejt.

Pranuesi: ….mos ta nin ‘BAB’ se kam me t’kallxu shumë sene. Ohhhh hiç mos ta nin.

Sekiraqa: Oh shyqyr!

Pranuesi: ’ BABA’ o tu u kujdes për këto sene.

Sekiraqa: Plotesisht.

Pranuesi: Unë kam takim me dikon shum t’nalt nesër. Ai o’ shum i naltë.

Sekiraqa: A osht ai i joni a i huaji ?

Pranuesi: I huaji.

Gjithë kjo luftë për të blerë drejtësinë i referohet rasteve deri më tash enigmatike.

Ishte vrasja e policit Triumf Riza, pas të cilës, UNMIK-u, vendosi nën masat e fshehta të përgjimit një rrjet të personave të dyshuar rreth vrasjes së tij .

Polici Riza u vra më 30 gusht të 2007, ndërsa përgjimet kishin përfshirë shokët e Enver Sekiraqës, tani i akuzuar për shtytje në vrasjen e Rizës.

Hetuesit e UNMIK-ut, përballeshin me probleme për të identifikuar të dyshuarin Sekiraqa, pasi ai përflitej kudo, por ruhej shumë që mos të linte gjurmë për vendodhjen e tij. Sekiraqa nuk mbante as telefon personal. Kjo kishte detyruar hetuesit të lëshonin masa të përgjimit për telefonat e shokëve të tij.

Biseda:

Sekiraqa: E ata t’tontit?

Pranuesi: Wow, wow, wow ata. Ti e din .

Sekiraqa: Aha.

Pranuesi: Oh çka jan tu bo ata…nana jem!

Sekiraqa: Ata, ata…

Pranuesi: Na duhet, na duhet gjithqysh m’u pa. Veç kallxom qysh e ki ti kohën e lirë edhe un vi kur t’duash ti.

Sekiraqa: Dikush duhet me i lajmru qita t’huajt që…..

Pranuesi: Hajt se e kqyri nesër, se e kom ni takim n’lidhje me qato.

Përgjimet zgjatën rreth një vit.

Klan Kosova i ka siguruar disa prej këtyre përgjimeve të autorizuara si prova valide.

Gjatë kohës sa po zhvilloheshin përgjimet, më 24 shtator të 2007, kishte ndodhur edhe shpërthimi i eksplozivit tek lokali Sekiraqa.

Aso kohe ishte fundi i Misionit të UNMIK-ut, i cili u pasua me Misionit e EULEX-it.

Përmbajtja e përgjimeve, të cilën e posedon Klan Kosova, dëshmon se gjykatësi Fransecko Flori, ishte takuar me sekserin e Enver Sekiraqës.

Biseda:

Sekiraqa: Kallxoj atij për bombat qe i kanë gjuajtë ata edhe kallxoja atij krejt, rreth kuadrit që osht atje n’Ferizaj. Ata jan mas krejt këtyne seneve edhe baba i djalit edhe vllau i qati djalit kan gisht n bombardime.

Pranuesi: Po, po. Unë e di problemin, mos t’a nin ,mu m’kan thirr për atë punë.

Sekiraqa: Oh po!

Pranuesi: Po, se e kom dikon atje ne HQ ,kur erdh ai, qysh ka ndodhë, e tek, krejt m’kallxoj.

Sekiraqa: Krejt ata, krejt kanë gisht në të bile edhe qajo kurva që endej, nonstop, qat nat dej shperthej bomba.

Pranuesi: Oh ‘BAB’, ajo dul jasht shteti masi ndodhi.

Sekiraqa: Jo, jo. Un kam datë t’sigurt rreth asaj pune.

Pranuesi: Hej ‘BAB’, ma mir ngoje shokun ton se un i di krejt.

Sekiraqa: Përnime a?

Pranuesi: Ngoje qit dostin ton se un I kom ni kur kan than se u kry, u kry edhe unë kam me i kallxu për krejt qito atij qe kom takim nesër.

Pranuesi: Po, ti duhesh mem thirr gjithqysh nesër se un duhet me i dit edhe do sene.

Sekiraqa: A po?

Pranuesi: Po, po, po.

Sekiraqa: A e takove qat LEI që t’thash?

Pranuesi: A!

Sekiraqa: A i takove qata shpiunat?

Pranuesi: Jo, BAB, nuk i kam taku ata.

Sekiraqa: Pse s’je taku me ta?

Pranuesi: Jo, jo.Un e kom taku FLORI-n e m’ka thon që ai mirret me atë problem si t’qelet. Ai tregoj që ai nuk ka than jo, kurgjo.

Sekiraqa: Përnime a?

Pranuesi: Ai m’tha qe ko mem thirr menjeher si t’kthehet, ai m thirri vet personalisht BAB.

Sekiraqa: Gjeje, gjeje ata.

Pranuesi: U kry, u kry.

Sekiraqa: Thuj atij mos t’fol sepse…

Pranuesi: Oh, ma e rëndësishmja osht me u kujdes për qato probleme.

Takimin me Pranuesin, krye-gjyqtari i misionit EULEX-it, Francesko Flori, nuk e pranon.

Por ai nuk e mohon se ishte pjesë e EUPT( European Union Planning Teem) .

Francesco Flori përgjigjet:

“ kush të ka sjellë këtë pjesë të përgjimeve në vëmendjen tënde. Mirë, por nëse kjo thotë se ngjau në vitin 2007 atëherë kjo do të thotë, para së gjithash se ai Flori, mund të ketë qenë FloriN. Ndoshta atë burrin e quajnë Florin, por ti nuk mund të thuash se është Florit vetëm pse ka ndodhur në 2007”.

“Po ta përsëris që unë erdha në Kosovë më 4 mars 2008 me grupin e EUPT dhe në qershor u bëra Gjykatës I EULEX-it. Dhe Eulex nuk ka filluar asnjë process gjyqsorë deri në janar të 2009. Pra a mund ta di pse u takova unë me F.sh. në 2007 ose 2008 kur nuk kishte punë për neve aty.”

Megjithatë, EUPT Group erdhi në Kosovë më heret se që e tregon ish-gjyqtari Florit.

Trajnimi i parë që ka bërë ky grup në Kosovë, ishte më 10 – 11 tetor të 2007-ës në Prishtinë.

Përveç me Florin, sekseri i Sekiraqës thotë se u takua edhe me një ndërkombëtar tjetër.

Biseda:

Sekiraqa: Dikush duhet me i gjetë qito prej jashtit edhe me qit gishtin e me ju tregu”kqyre qaty o bira e lepurit e harroni përrallat!”.

Pranuesi: Unë jam tu u taku me PASCAL-in nesër. Ai o’ shefi i Krimeve të Rënda. Ai o’ Francez edhe unë jam tu e taku neser.

Sekiraqa: Po a?

Pranuesi: Po, unë jam tu shku te shpija tij nesër se m’ka thirr.

Në fakt Paskal Skordia në këtë periudhë, kur po zhvillohej biseda, punonte në UNMIK, si shef në sektorin e antiterrorizmit dhe kundër krimit të organizuar.

Në këtë kohë kur Sekiraqa i kryente punët e tij me telefon, përmes sekserit të tij besnik ai ishte në kërkim nga Skordia.

Madje Sekiraqën po e kërkonte edhe Policia.

Por asnjëri nga këto dy institucione nuk arriti ta arrestonte.

Mbi 10 tentime për arrestim të Sekiraqës rezultuan të pasuksesshme.

Por ishte sekseri i tij që e dinte ku ndodhej Sekiraqa.

Biseda:

Sekiraqa: A po takohemi për kafe?

Pranuesi: Po po t’kom pritë me m’lajmëru.

Sekiraqa: Po bile na m’u mshefë po dimë.

Klan Kosova ka zhvilluar një takim me personin, i cili sipas përmbajtjes së përgjimeve, rezulton se ka shërbyer si sekser i Enver Sekiraqës, por ai nuk ka pranuar të përgjigjet dhe intervistohet rreth këtyre përgjimeve. Për këto arsye Klan Kosova nuk e bën publik identitetin e tij.

Por si është e mundur që këto përgjime të mos jenë paraqitur asnjëherë në asnjë seancë të rastit të shpërthimit tek Sekiraqa?

Për korrektësi, Klan Kosova ka pyetur UNMIK-un lidhur me këto përgjime.

Pa dhënë shumë detaje UNMIK-u kanë thënë se të gjitha materialet i kanë dorëzuar në EULEX, kur u ka përfunduar mandati.

Gjyqtarja e rastit Anna Adamska Galant, po ashtu nuk ka dashur të komunikojë me medie. Për këtë Klani ka kontaktuar përmes zëdhënësit të misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit në Kosovë, duke kërkuar që përmes tij, mediumi të vihet në kontakt me gjyqtaren Galant.

Ai është përgjigjur duke thënë se gjyqtarja nuk do të flasë, meqë rasti është akoma në proces.

https://www.youtube.com/watch?v=KlHeIMQNzAA

Leave a Reply

Your email address will not be published.