Një shtetas shqiptar në Itali ka vrarë me thikë fqinjin e tij italian një natë më parë në qytezën e Veletrit në Itali. Sipas “Roma Today” shqiptari dhe fqinji i tij 32-vjeçar, Francesco Maria Penachi, patën një zënkë banale që çoi deri në vrasje.
Shqiptari me iniciale L.P 43 vjeç është arrestuar vetëm pak orë pas ngjarjes.
Mësohet se shkak i vrasjes është bërë zhurma që vinte nga shtëpia e viktimës në orët e vona të natës, i cili kishte ftuar disa miq dhe po flisnin me zë të lartë. Ndërkohë për shkak të zhurmave, shqiptari mësohet të ketë trokitur në banesën e fqinjit dhe të ketë kërkuar të ulin zërin, por 32-vjeçari nuk e ka pritur mirë kërkesën e shqiptarit dhe konflikti verbal u kthye në fizik, gjë që çoi dhe në vrasjen e italianit.