Rusia ka bërë të ditur paketën e sanksioneve ekonomike kundër Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufirin sirian më 24 nëntor.
Një dekret i nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin ndalon importet nga Turqia, punën e kompanive turke në Rusi dhe çdo shtetas turk që punon në kompanitë ruse.
Dekreti gjithashtu bën thirrje për dhënien fund të fluturimeve çarter midis dy vendeve.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan refuzoi t’i kërkonte falje Rusisë. Të premten, ai akuzoi Moskën se “po luante me zjarrin” në operimet e saj në Siri. Por ditën e djeshme ai tha se ishte i trishtuar për rrëzimin e avionit rus.
Turqia dhe Rusia kanë lidhje ekonomike të rëndësishme. Rusia është partneri i dytë më i madh tregtar i Turqisë, ndërsa më shumë se 3 mln turistë rusë vizituan Turqinë vitin e kaluar.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov that ë shtunën se afro 90 mijë turq punonin në Turqi. Dhe nëse merren parasysh edhe familjarët e tyre, arrin në një shifër prej 200 mijë personash, tha ai.
Dekreti gjithashtu nxit operatorët turistikë rusë të ndalojnë shitjen e paketave turistike në Turqi.