Nëpër disa rrugë të Londrës, qindra njerëz kanë protestuar kundër sulmeve ajrore në Siri.
Protetsa ishte organizuar nga organizata ‘Stop The War Coalition’, e cila pritet të organizojë edhe një sërë protestash nëpër qytetet tjera të Britanisë, transmeton Gazeta Blic.
Protesta kundër sulmeve ajrore në Siri është shfaqur edhe në rrjetin social Twitter, ku shumë përdorues kanë përdorur hashtagun #DontBombSyria.
Kryeministri britanez, David Cameron, kohëve të fundit ka insistuar për sulme ajrore në Siri, në mënyrë që të luftojë militantët e Shtetit Islamik, megjithatë, pritet që Parlamenti të votojë mbi këtë çështje javën e ardhshme.