Lajmet e fundit

Haxhiu: Me këto veprime të dhunshme ne vetëm se na forcojnë në rrugën tonë të drejtë për të mbrojtur sovranitetin e vendit

Opozita me kërkesat e saja nuk do të ndalet kështu ka pohuar deputetja Teuta Haxhiu për Agjencinë e Lajmeve “ Shqip.Press”. Ajo ka thënë se veprimet e qeverisë si ato të djeshmet vetëm sa e forcojnë opozitën.

 

“ Festën e Flamurit Kombëtarë e keqpërdori Isa Mustafa dhe Hashim Thaci, dje kur rreth 35.000 qytetarë manifestuan qetë në sheshin Zahir Pajaziti, duke përcjellë mesazhin e qartë të opozitës së bashkuar se marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, nuk do të kalojnë.

Ata vazhduan të urdhërojnë arrestimin e deputetit Albin Kurti në këtë ditë feste, për të na friguar.

Këtë nuk do e arrijnë sepse me këto veprime të dhunshme ne vetëm se na forcojnë në rrugën tonë të drejtë për të mbrojtur sovranitetin e vendit që po rrezikohet dita ditës nga kjo keq qeverisje.

Se sa shumë janë të shantazhuar Isa dhe Hashimi, për të mos i tërhequr këto dy marrëveshje shumë të dëmshme për vendin, këtë vetëm ata e dijnë.

 

Por populli nuk do i falë kurrë.

Ne do të vazhdojmë edhe nëse arrestohemi të gjithë deputetët e opozitës “ është shprehur Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.