Lajmet e fundit

Dedikimi: Ja si ja shpreh Elton Deda mirënjohjen të dashurës

Kantautori Elton Deda ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” si dhe Ditën e Falenderimeve, për t’i bërë një deklaratë domethënëse dashurie vajzës së zemrës.

“Të jam mirënjohës (dhe jo vetëm për ditën e falenderimeve)”, ka shkruar Eltoni. Dedikimin ai e ka shoqëruar me një foto të bukur bardhë e zi ku çifti shfaqet i buzëqeshur.

Eltoni dhe e dashura e tij Adela po bëjnë bashkë disa vite. Biondja simpatike i vodhi zemrën kantautorit, i cili nuk është përpjekur aspak ta fshehë këtë lidhje të bukur, duke e jetuar me të gjithë normalitetin e saj, pa llogaritur që është njeri i njohur. Është ndoshta kjo një nga arsyet që e ka bërë Elton Dedën ndër personazhet më të dashur shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.