Lajmet e fundit

Përdhosen Flamujt Kombëtar në Pejë,Komuna në gjumë (Foto)

Nga erërat dhe fryma e natës së shkuar në Pejë Flamujt Kombëtar që ishin vendosur në qytet për nderë të 28 Nëntorit, që nga mëngjesi i sotëm në disa lokacione janë shkëputur dhe kanë rënë. Ata mbeten në këtë gjendje gjatë tërë ditës sot, të ekspozuar si në foto, para syve të qytetarëve,por zyrtarve komunal nuk po ju bien në sy. Siç duket komunarët e Pejës, ata të Drejtorisë së Kulturës, janë vënë në gjumë pas festës. Burime brenda Komunës së Pejës i kanë thënë gazetes  elajm se i tërë organizimi për nderë të festës së 28 Nëntorit ka shkuar me improvizime nga ana e DKRS-së dhe pa ndonje aktivitet të mirfillt, dhe të njejtat burime flasin se edhe Komisioni për organizim të festës i ftuar nga ky drejtorat nuk ka arritur asnjëherë të mblidhet në formë të kompletuar. Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri nuk ka qënë fare pjesë e manifestimeve për këtë festë meqë ka shkuar për festime në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.