Lajmet e fundit

Abdixhiku:Nuk je shtet nese trgon forc ndaj opozitës e mbyll syt para secilit hajn

Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit Riinvest, vazhdon të theksojë se zgjidhja e vetme e krizës institucionale, është ulja në tavolinë.

Ndërkaq, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve të opozitës në njërën anë, dhe në anën tjetër mbylljen e syve ndaj hajnave, vrasësve e kriminelëve, Abdixhiku po e quan si dëshmi se Kosova nuk është shtet, raporton Koha.net.

“Nëse forca e shtetit është menduar të dëshmohet fillimisht ndaj opozitës – e të symbyllet ndaj secilit hajn, vrasës e kriminel tjetër – atëherë është dëshmuar më së paku shtet. Përndryshe, sado e rëndë dhe e largët të tingëllojë në këtë moment, vetëm ulja në tavolinë mund të japë zgjidhje. Gjithçka tjetër do të përfundojë edhe më keq; e atëherë do të jetë tërësisht e parëndësishme të kërkohet fajtori”

Leave a Reply

Your email address will not be published.