Lajmet e fundit

Demiraj: Thaçi e Mustafa do të dënohen për tradhëti kombëtare

Ushtaraku shqiptar Dritan Demiraj, u ka bërë thirrje opozitarëve të Kosovës që të punojnë për ta rrëzuar Qeverinë e Isa Mustafës. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka kritikuar edhe sjelljen e Policisë së Kosovës, duke thënë se ajo është e papranueshme.Ai ka thënë se Policia ka arrestuar dhe keqtrajtuar qytetarët që demonstruan në mënyrë demokratike kundër një pushteti të super korruptuar, banditësh, të paaftë dhe antikombetar. “I bëj thirrje të gjithe opozitës, popullit kosovar, Gjeneralëve Ramush Haradinaj, Dautit, Lahisë, Fatmirit, Rexhep Selimit, deputetëve të Vetëvendosjes dhe të gjithë njerëzve që luftuan jo për të qëndruar në pushtet Miloshevici apo veglat e tyre, po për një Kosove nën një Flamur Kombëtar, Himn dhe një Shqipëri më të fortë e të bashkuar, të bashkohen të bashkëpunojnë dhe të rrëzojnë këtë qeveri që nuk i shërben popullit tuaj.

Policia e Kosovës duhet të tregohet e depolitizuar dhe të mos keqpërdoret si në kohën e Miloshevicit, pasi para tyre kanë vëllezërit dhe motrat, të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi e Isa Mustafa përvec për keqqeverisje do të dënohen edhe për tradhëti kombëtare.

Lexojeni të plotë qëndrimin e tij :

Të nderuar vëllezër dhe bashkëkombas të Kosovës! Gëzuar dhe një herë Festën e Pavarësisë së Kombit Shqiptar. Por, më duhet të theksoj me shqetësim të madh se në Kosovë nuk drejtojnë Shqiptarët, ata për të cilet ju keni votuar. Duke parë nga SHBA lajmet për menyren se sa në menyre demokratike dhe me dinjitet festoi opozita këtë feste kaq të rëndesishme, u kënaqa. Por, pak pas shpërndarjes së qytetarëve, mënyra se si veproi policia e Kosovës kundër bashkombasve të mi, ishte shumë e papranueshme.

Menjëherë mu kujtuan demonstratat e vitit 1981 dhe midis atyre demonstrateve dhe kësaj të djeshmes, kishte shume ngjashmëri: niveli i dhunës dhe keqtrajtimeve kundër shqiptareve. U arrestuan, keqtrajtuan dhe masakruan qytetarët që demonstrojnë në menyrë demokratike kundër një pushteti të super korruptuar, banditësh, të paafte dhe antikombetarë.


U goditën dhe prangosën deputetët më atdhetarë, ish komandanti i UCK, Gani Krasniqi, babai i dy djemve dëshmorë, deputeteti Kurti, Donika Bujupi dhe Albulena Haxhiu, etj dhe menjeherë me shkoi në mendje se në Kosovë vazhdon të jetë në drejtim hija, metodat dhe veprimet e kriminelit Milosheviç. A kujton Mustafa se Thaçi se populli do t’i harrojë të gjitha këto të këqija, apo mendojnë se do t’i frikësojnë?? Jo Hashim dhe as ti servili i serbëve Mustafoviq, kurrë mos harroni se nuk do të përgjigjeni për keqqeverisjen por dhe për tradhëti kombëtare. A nuk jane këta qeveritarë që po falin padrejtësitë dhe paturpësisht 100 Km katror Malit të Zi, a nuk ka të drejte populli që po kundërshton Marrëveshjen për krijimin e Bashkësisë së Komunave serbe??
Pra keta “politi-kuaj” nuk kanë asgjë të përbashkët me interesin kombëtar, për ta ka reëdësi vetëm mbajtja e karrigeve dhe shfytëzimi i posteve publike për tu varfëruar akoma dhe më shumë të gjithë ju. Popull ora e drejtesiss po vjen, si në Kosovë dhe në Shqipëri. Fundi i oligarkëve të Ballkanit po vjen, këtë po e paralajmëron çdo ditë vetë Departamenti i Shtetit, Bashkimi Europian.

I bëj thirrje të gjithe opozitës, popullit kosovar, Gjeneralëve Ramush Haradinaj, Dautit, Lahisë, Fatmirit, Rexhep Selimit, deputetëve të Vetëvendosjes dhe të gjithë njerëzve që luftuan jo për të qëndruar në pushtet Miloshevici apo veglat e tyre, po për një Kosove nën një Flamur Kombëtar, Himn dhe një Shqipëri më të fortë e të bashkuar, të bashkohen të bashkëpunojnë dhe të rrëzojnë këtë qeveri që nuk i shërben popullit tuaj.

Policia e Kosovës duhet të tregohet e depolitizuar dhe të mos keqpërdoret si në kohën e Miloshevicit, pasi para tyre kanë vëllezërit dhe motrat, të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published.