Lajmet e fundit

Përfundon takimi maratonik i Opozitës. Haradinaj: Opozita e Bashkuar- marrëveshjet nuk kalojnë!

Tre liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, pas një takimi të gjatë më shumë se dy orë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar për media se ditën e djeshme u tentua të shtypet mendimi ndryshe me dhunë.

Kyretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja tha se Qeveria goditi Lëvizjen Vetëvendosje për hakmarrje, por ai u shpreh edhe një herë se marrëveshjet me Serbinë nuk kalojnë.

“Dje në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje jo e mirë, jo e drejtë. Janë sulmuar zyrat e një partie, kjo është e pa pare ndonjëherë. Qeveria për hakmarrje goditi një parti opozitare. Kjo është shtypja e mendimit ndryshe me polici”.

“Por Opozita është e bashkuar. Marrëveshjet e vdekura nuk kalojnë”.

“Marrëveshjet nuk kalojnë”, tha Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.