Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të ketë seancë në ora 11:00, ndërkohë që forca të shumta të policisë janë brenda dhe jashtë Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se mbajtja e takimit të sotëm të Kryesisë ishte mbajtur me kërkesë të nënkryetarit Xhavit Haliti.
Ndërsa, Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/