Lajmet e fundit

Ahmeti: Do ta vazhdojmë luftën kundër krimit e korrupsionit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se do ta vazhdojnë luftën kundër krimit, korrupsionit, zhvatjes, dhe degradimit të shtetit, deri në bërjen e shtetit, sepse siç tha ai “ja u kemi borxh atyre para neve, dhe gjeneratave pas neve”.

“Nuk i kemi borxh asgjë kësaj klike që e ka zaptu shtetin. As nuk duhet ti kërkojmë askujt falje për shpallje të pavarësisë sepse ka qenë e drejtë e jona. Nuk duhet të na vije turp që jemi të papunë apo të varfër, sepse pushteti ka dështuar në zhvillimin e vendit”, tha Ahmeti.

Ai më tej shprehet se me dinjitet duhet të kërkojmë të drejtat tona për një vend pune, për një sigurim shëndetësor, për një pension, për barazi, për liri.

“E kriminelët nuk duhet ta kenë as respektin tonë më të vogël, sepse po na e marrin të ardhmen tonë. Mund të fshihen prapa kordonëve, por asnjëherë para opinionit publik dhe drejtësisë”, shprehet Ahmeti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.