Pjesëtarët e sigurimit në Kuvendin e Kosovës, edhe sot po aplikojnë masa të rrepta sigurie për të gjithë ata që po hyjnë në objektin e legjislativit të vendit ku pas pak pritet të fillojë seanca plenare.
Çdo person që po hyn në Kuvend, duke përfshirë edhe deputetët po kontrollohet detajisht nga pjesëtarët e sigurimit në hyrje të Kuvendit.
Pavarësisht masave të tilla të sigurisë, në seancat e kaluara ata nuk kanë arritur që të pengojnë futjen e bombolave të gazit lotsjellës, të cilat më pas janë hedhur gjatë punimeve të Kuvendit.