Lajmet e fundit

Përfundon takimi i opozitës, nisen për në sallë (Foto)

Liderët e tri partive opozitare VV, AAK dhe NISMA, kanë përfunduar takimin e përbashkët dhe janë nisur për të hyrë në sallën e Kuvendit.

Opozita kanë mbajtur konsultimet e fundit para nisjes së seancës së orë 11:00. Nuk dihet ende nëse deputetët opozitar do ta bllokojnë serish punën në Kuvend, edhe pse një gjë të tillë e ka paralajmëruar Glauk Konjufca i VV’së.

Sic raproton Gazeta Express, liderët dhe deputetët e VV-AAK-NISMA janë duke kaluar kontrollet në Kuvend për të vazhduar tutje drejt sallës ku mbahet seanca.

Dy deputetë opozitar, Albin Kurti i VV’së dhe Donika Kadaj-Bujupi e AAK’së janë arrestuar, derisa Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli ndodhen në arrati. Të katër këtyre deputetëve u ka dal problem me ligjin pasi kishin gjuajtur me gaz lotsjellës gjatë seancave të kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.