Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbledhjen e kanë mbajtur pas një propozimi që t’i japin një mundësi opozitës, që kjo e fundit të jap një opsione se si të mbahen seancat pa probleme.
Por përfaqësuesja e opozitës tha se opozita mund ta jap ndonjë qëndrim pas takimit të opozitës në ora 9:30.
Veseli ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, pasi pritet që vendin ta vizitojë sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry.
Ai i ka bërë thirrje opozitës që të marr pjesë në seanca plenare, dhe të marr përgjegjësitë institucionale para qytetarëve.