Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se opozita do të tentojë ta ndërpresë edhe seancën e cila pritet të mbahet në sallën e improvizuar.
Ai, thotë se ata janë këmbëngulës që të mos lejoj mbajtjen e seancave deri në tërheqjen e nënshkrimeve të fundit të vendosur nga kryeministri Isa Mustafa.
Konjufca tha se pushteti ka vendosur që opozitën ta trajtojë me njësite antiterroriste, pasi që siq tha ai këto njësite janë hyrë atë ditë edhe në zyrat e Vetëvendosjes.
“Pushteti ka vendosur ta trajtoj opozitën me njësite antiterroriste. Kanë hyrë më pushkë automatike brenda zyrave tona dhe kanë marrë e shkatërruar gjithçka”, tha Konjufca pas përfundimit të seancës.