Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është lejuar nga Policia që të ngjitet në katin e lartë të Kuvendit, aty ku kohëve të fundit po mbahen seancat plenare.
Pavarësisht ndalesës, Haradinaj ka folur me mirëkuptim me policët. “Djem, apet ju kanë thanë mos me na lanë”, është drejtuar ai, policëve. Më pas, është kthyer nga gazetarët dhe i ka pyetur: “Gazetar, a dini ndonjë hyrje tjetër. A keni ndonjë ide qysh me shku naltë”.
Policët nuk kanë komunikuar me përjashtim të njërit që e i ka thënë “ Përshëndetje kryetar”.