Analistja Flaka Surroi ka komentuar ngjarjet e sotme, të cilat ndodhën dhe po vazhdojnë të ndohin në Kuvendin e Kosovës, njofton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se në Kushtetutë ekziston neni, i cili parasheh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për raste të tilla. Me ç’rast ka lënë të kuptohet se kjo edhe mund të jetë zgjidhja për këtë situatë.
Ky është postimi i saj i plotë në facebook:
Me sa kemi dijeni, neni 131 i Kushtetutës — shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme – nuk është vënë në funksion.
Meqë është kështu, pse po ndodhë që në Kuvend të ketë më shumë policë sesa deputetë?
Duhet të jesh shumë i verbër për të mos parë, e shumë kokëfortë e inatçor për të mos pranuar se e kemi një problem shumë të madh që kërkon zgjidhje, e që për këtë të mos ketë nevojë të zhytemi në kaos.
A ka njeri me autoritet ky shtet, që po shkapërderdhet, që mund t’i bëjë bashkë krejt e t’ia gjejnë zgjidhjen kësaj?