Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot sërish rreth arrestimeve të personave të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Gazeta Blic.
Me rastin e arrestimit të Fisnik Ismailit, ai ka thënë se persona që kanë të bëjnë me luftën e dëshmorët janë arrestuar, ndërsa Djariqi e Duqiqi veprojnë në Kosovë.
Shih postimin e tij të plotë:
Arrestohet Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së Podujevës, e lejohet gjenerali serb Dikoviq me hy në Kosovë si në shtëpi të vetën.
Arrestohet Gani Krasniqi, baba i dëshmorëve, e Daqiqi vjen pa kurfarë problemi.
Arrestohet Albin Kurti, e Djuriqi ngrit shtatoren e kral Millutinit në Zvecan.
Arrestohet Donika Kadaj Bujupi, e ministri i Financave nuk lejohet me vizitu pjese te Kosoves.
Arrestohet Fisnik Ismaili, e deputetët milionerë që e kanë bo pasurinë në politikë vazhdojnë me këmisha ka 500 euro, xhipat e zi e krimin e tyre.
Nuk ka normalitet në këtë vend me drejtësi selektive.