Liderët e tri partive opozitare- Vetëvendosje, AAK dhe NISMA- pritet të mblidhen në orët e vona të pasdites për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën
Ai tha se opozita do të vazhdojë t’i kundërshtojë veprimet e pozitës në lidhje me nënshkrimin e dy marrëveshjeve: atë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Ne do të vazhdojmë të pengojmë çdo seancë plenare, edhe nëse do na arrestojnë të gjithëve. Kjo Qeveri, ky pushtet nuk e ka larg”, tha Sherifi.
Tre deputetë të opozitës- Haxhi Shala, Fisnik Ismaili e Imajl Kurteshi- janë arrestuar sot duke e çuar në pesë numrin e deputetëve opozitarë prapa grilave.