Përfundoi seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes” të arrestuar të shtunën.
Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com avokati Osman Mehmeti.
“Seanca ka përfunduar. Ne ende jemi në pritje të vendimit, por deri tani nuk kemi marrë asgjë nga gjykata,” tha Osmani.
Aktivistët ishin arrestuar të shtunën kur policia zhvilloi aksion në selinë e “Vetëvendosjes” për arrestimin e deputetit të kërkuar Albin Kurti.
Ata dyshohen për pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm.
Për të njëjtën vepër 17 personave tjerë-pjesëmarrës në protestën pas arrestimit të Donika Kadaj-Bujupit më 18 nëntor, u është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.