Opozita nuk është kundër partnerëve ndërkombëtarë, por thjeshtë kundër futjes së Serbisë në Kosovë, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nuk jemi kundër partnerëve ndërkombëtar, ne jemi vetëm kundër interesave të Serbisë në Kosovë”.
“Ky nuk është problem i ndërkombëtarëve, ky është problem i liderëve tonë vendorë. Ne jemi të interesuar t’i kthehemi dialogut, por jo prej këtij pozicioni, duam pozicion të barabartë”.
“Këta shkojnë në Bruksel për normalizim për marrëdhënieve me Serbinë, kurse ajo ka punuar kundër anëtarësimit në UNESCO. Ata nuk mund ta përjashtojnë opozitën, ne jemi të zgjedhur nga populli”.