Lajmet e fundit

Askush se mori përgjegjësinë për vrasjen e Zejnepe Bytyqit!

Grupi artsitik “Haveit”, ka reaguar për vrasjen e Zejnepe Bytyqit, ku askush nga institrucionet nuk e mori përgjegjësinë për këtë rast. Përmes një paraqitjeje artisitike, ku grup shpreh pakënaqësinë me dështimin e institucioneve shtetërore të Kosovës.

Shënimi i plotë:

Nuk eshte koha per t’a dekoruar godinen e qeverise me drita sikur nje bredh te vitit te ri, e cila hesht karshi dhunes rutinore, deshtimit te vazhdueshem te ligjit dhe drejtesise per t’a ndalur ate. Rasti i Zejnepe Bytyqit ishte perseritje i atij te Diana Kastratit. Askush nga sherbimi policor apo nga gjyqesori dhe qeveria nuk mori pergjegjesi per vrasjen qe ndodhi pas kerkimit te vazhdueshem per ndihme nga ana e viktimes. Ashtu edhe sic do te realizohet konkretisht ky aksion simbolik, zevendesimi i vetedijesimit me kerkim te pergjegjesise eshte asgje me shume se fasade. Fasade prapa se ciles fshihet nje e ardhme edhe me e erret me me shume dhune edhe per me keq kjo e perkrahur nga ministra e deshtuar e drejtesise.
Thirrjet si “bonu cool/burre e mos bjer shpulle” jane thirrje te pandershme sepse bejne lidhjen ne mes te ndergjegjes se dhunuesit me aktin e dhunes duke e percuar mesazhin e anashkalimit te ligjit te shtetit nga ai i komunitetit. E theksojne vazhdimesine e nenshtrimit te te parit nga i dyti. Na tregojne se kjo fraze ne te vertete shkon keshtu: “behu burre/cool e mos bjer shpulle, pa e cue (viktimen) njehere te shpija!” – sic edhe vete policia shpeshhere e rekomandon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.