Lajmet e fundit

Faton Topalli: Thaçi së shpejti, në ulësen e opozitës!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Faton Topalli e ka komentuar lajmin e mediave, në lidhje me uljen e zv. Kryeministrit Hashim Thaçi në ulëset e opozitës, në Kuvend. Lajmin për uljen në anën e opozitës, Topalli nuk e vlerëson si provokim por ai paralajmëron se pa u bërë vonë, Thaçi do të ulët në postin e opozitës, transmeton gazetablic.com

Po ashtu, Topalli velëson se ashtu siç e ka provuar ulësen opozitare do ta provoj edhe atë të prokurorisë, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni këtu:

Nuk është provokim, Hashim Thaçi vetëm provoi ulësen në të cilën do të ulet së shpejti

Disa media e vlerësuan uljen e Hashim Thaçit në krahun e ulëseve të opozitës si provokim. Unë them që ky nuk është provokim. Ai deshi vetëm ta provoj, nëse ulëset e opozitës janë më ndryshe se ato të pozitës. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa së shpejti do të ulën në këtë anë të Kuvendit. Them që është legjitime të provosh si e ndjen veten në karrigen që do të ulesh nesër. Mjerisht për te edhe në këtë ulëse nuk do të qëndroj gjatë. Ashtu siç e provoi ulësen e opozitës do ta provoj edhe ulësen para prokurorit, për krimet që ka kryer ndaj popullit të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.