Lajmet e fundit

Daut Haradinaj: ky është fundi i tyre!

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj në një postim në profilin e tij në Facebook është prononcuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Haradinaj thotë se marrëveshjet tashmë kanë vdekur dhe e vetmja dilemë është nëse do të shkojnë me to edhe shkaktarët e tyre. Në vijim postimi i Daut Haradinajt:

Marrëveshjet kanë vdekur dhe s’ka zot që ato i ngjall. Por dilema është kjo: a do të shkojnë me to edhe shkaktarët e tyre!
Sulmet e shfrenuara të Qeverisë mbi Opozitën, vetëm sa e forcojnë frontin tonë në këtë kauzë.
Përjashtimi dhe burgosja e deputetëve, vetëm se po e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, që për t’i ruajtur marrëveshjet, e ka kthyer Kuvendin në bazë policie!

Me dhunë asnjë Qeveri kurrë s’ka arritur të mbijetojë. Ky është fundi i tyre.
DH

Leave a Reply

Your email address will not be published.