Lajmet e fundit

Shikoni çka nodhi sot në Kuvend, prej A- ZH (VIDEO)

Ismail Kurteshi iu printe deputetëve të opozitës derisa nga zyret e tyre ishin nisur për në sallën e madhe të Kuvendit.

Deputeti Kurteshi ishte ai që edhe e ndezi gazin lotsjellës për të pamundësuar mbajtjen e seancës plenare.

Nga efekti i substancës sy ngacmuese të gjithë ikën.

Ndërkohë forca të mëdha policore ia bllokuan opozitarëve çdo afrim me hapësirat ku ishin deputetët e shumicës, njofton Klan Kosova.

Por me këso bllokade nuk pajtohet pakica parlamentare andaj plasi edhe njëherë gazi

Si rezultat i këtyre aksioneve, Vetëvendosja , AAK E Nisma, brenda pak orësh mbetën pa tre deputetë.

Në nisje të seancës policia arrestoi deputetin Fisnik Ismaili, sepse me vete kishte dy bombola gazi, më vonë ndaloi edhe Haxhi Shalën, e shoqërimet për në Polici përfunduan me Ismail Kurteshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.