Dy njerëzit kryesor të pushtetit në Kosovë, kryeministri i vendit, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi pavarësisht zhvillimeve të fundit dramatike në vend, kanë vendosur të heshtin. As pas arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti të shtunën së bashku me rreth 100 aktivistë, ku pati numwr tw madh tw forcave policore, çka nxiti reagimin edhe tw Amnesty Internacional, as njëri e as tjetri nuk e thanë as edhe një fjalë.
Ata as sot, pas tërë asaj që ngjau në Kuvendin e Kosovës, nuk e morën mundin që ta thonë të pakëtn një fjalë.
Për dallim nga ta, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një shënimi në Facebook tha se Kosovës urgjentisht i duhet në zgjidhje politike.
“Sot, kaluam një ditë të rëndë. Të rëndë për Kuvendin. Të rëndë për vendin. Arrestimet e deputetëve janë një pamje e rëndë, por shteti ligjor nuk mund të kapitullojë përballë thyerjes së ligjeve. Na duhet urgjent zgjidhje politike!”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjatë ditës së sotme, kishe qindra policë në Kuvendin e Kosovës, të cilët nuk lejuan deputetët opozitarë që të futen në sallën e Kuvendit, pas vendimit që mori Kryesia për t’i susenduar ata. Për më tepër, u arrestuan tre deputetë opozitarë: Fisnik Ismajli, Haxhi Shala e Ismajl Kurteshi.