Lajmet e fundit

Kryeministri Mustafa shpenzon 6400 euro për larje të veturave zyrtare (Dokument)

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka shpallur fituesin e tenderit për shërbimet e larjes së automjeteve zyrtare, të cilin e ka fituar kompania ‘IZZI’.

Siç raporton portali ‘Infokusi’, kjo kompani ka ofertuar me një çmim prej rreth 6400 euro për larjen e automjeteve të zyrës së kryeministrit për një periudhë një vjeçare.

Në tenderin e shpallur nga Zyra e kryeministrit për shërbimet e larjes së automjeteve kanë ofertuar 5 kompani, përderisa oferta fituese është shpallur e kompanisë ‘IZZI’.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published.