“Qeveria e ka marrë një barrë të rëndë me të cilën edhe po ballafaqohemi . Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit do të jemi të gatshëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese”
Ndërkaq duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi e cila poashtu ka hasur në kundërshtimin e tri subjekteve opozitare, Mustafa ka thënë se janë të gatshëm për një komision të përbashkët.
Shefi i Qeverisë njëherit i ka bërë thirrje Opozitës që të kthehet në Kuvend, pasi sipas tij askush nuk ka nevojë të frikësohet nga e vërteta.
“Me të dhunshmit s`mund të bëj dialog. Opozita të heq dorë nga dhuna” ka shtuar ai.
Kreu i ekzekutivit është shprehur poashtu se i përkrah veprimet e policisë, njofton Klan Kosova.