Lajmet e fundit

Shenaj Shala : Leter e hapur Albin Kurtit

AUTORI: SHENAJ SHALA

Me shprese qe ky shkrim nuk do te keqkuptohet, nuk do te lexohet me asnje paragjykim dhe asnje prapavije! Eshte thjesht qe t’ju jap te gjitheve nje kendveshtrim tjeter per tere ate se cka po ndodh keto dite…kendveshtrimin tim…
————————————–
Leter e hapur Albin Kurtit

Voten qe ta dhash ishte fale aderimeve te reja ne levizjen tende, dhe per shkak te disa njerezve vizionet e te cileve ju besoja shume. E ndjeja qe keta do ta japnin nje fryme te re levizjes tende, dhe do te na kthehet shpresa edhe neve permes juve. Kur bere thirrje per manifestimin e republikes, kunder zajednices dhe demarkacionit, mendova qe republiken per te cilen flisje ishte ajo e Kosoves. Dhe si secili qytetar qe ja don te miren ketij vendi, e asnjehere ndarjen, vendosa te dal ne perkrahje te saj.
Si gjysme shqiptare qe jam- siq e tregon mbiemri, dhe gjysme turke- siq e tregon emri, jam rrit duke mu imponu gjithnje nga shoqeria qe te zgjedh njeren ane dhe te deklaroj se cka jam. Sa me kenaqesi ndegjoja ish-koleget e UNMIK’ut kur thonin “jam gjysme italian – gjysme franqez”, “jam gjysme spanjolle, qerek portugeze (se gjyshja ka qene angleze nga ana e babit) e qerek angleze”. Sa u merrja lakmi qe aq lehte shprehnin ate se cka jane, pa pas nevoje me zgjedh njeren apo tjetren ane, dhe cka eshte me e rendesishmja, sa lehte i shihnim si nje teresi/person/karakter pa marr parasysh se cilit nacionalitet ju perkisnin prinderit apo gjysherit e tyre. Arsyeja pse po te tregoj per kete, eshte se me ne fund jam ne gjendje qe t’ju ‘ik’ te gjitha pyetjeve provokative qe insistojne qe une te zgjedhi njeren apo tjetren ane (per ata qe nuk pranojne qe pergjigja te jete gjyse-gjyse)- duke ju dhene perfundimisht pergjigjen “jam Kosovare- ashtu me thot ne pasaporte!”. Nuk pres qe ju te kuptoni sikletin tim qe e kam mbajt me vehte sa here qe mu eshte bere kjo pyetje ne femijeri, por e di qe vajza juaj shume mire do t’me kuptoj nje dite…
Babi im i ndjere ka qene nje nder ballistat me te ‘flakte’ qe kam njohur ndonjehere. Nuk e di se cka eshte me keta burra shqiptare qe martohen me gra te ‘huaja’ por te gjithe ata qe i njoh po qellojne te jene shume me nacionalista se tjeret.
Kur ne videon promovuese qe kishit pregaditur per manifestimin treguat harten e Kosoves te coptuar, dhe se si do te dukej pas zajednices e demarkacionit, mu coptu zemra! Kjo nuk eshte cka asnje kosovar qe ka lind ne Kosove, dhe ka dashni te sinqerte per te (pa marr parasysh nacionalitetin) do te deshiroj. Mbylla syte qe ta zhduk ate harte te qrregullt nga mendja- vet pamja e se ciles me beri te rrenqethem. Ne ate moment ti flisje…flisje kunder zajednices. Kunder nje bashkimi te komunave serbe. Mirpo flisje edhe per nje bashkim tjeter…
I rendite te kqijat e zajednices, duke tregu se cka do te mbetet nga Kosova permes asaj harte te tmerrshme. Por cka do te mbetet nga Kosova, Albin, pas bashkimit kombetar? U mundova me e paraftyru harten e Kosoves atehere- por nuk shihja asgje! Ti flisje per ‘faljen’ e pjeseve te Kosoves nga ata ne pushtet, por poashtu (po i bjen qe) nese ti vjen ne pushtet do ta fal tere Kosoven.
E di qe kjo leter do te keqkuptohet nga shume njerez dhe do t’me shohin si njeri qe nuk dua bashkim te shqiptareve (madje ndoshta si dikush qe eshte pro-zajednices!). Keta jane ata te njejtit qe me kane shtyre me vite te zgjedh vetem njeren ane, e t’ju tregoj se cka jam. Une jam kategorikisht kunder zajednices, te kuptohemi! Une dua bashkimin e shqiptareve, por jo vetem. Dua bashkim te shqiptareve, serbve, turqve, romeve, kroateve, egjiptianeve, te gjithe te tjereve te cilet jetojme ne kete vend! Dua qe udheheqesit e mi te mos bejne ndarje, dhe te mos perfaqesojne vetem interesat e njeres pale. Dua qe te keni nje vizion per te ardhme te perbashket, per te gjithe, pa marr parasysh cka jemi. Perfaqesim per nje jete te mire e te shendoshe, ne harmoni! Si prisni ju qe te keni perkrahjen e minoriteteve tjera nese ne njeren ane jeni kunder zajednices se komunave serbe, por nga ana tjeter synoni nje bashkim tjeter? E kujt eshte kjo Kosove? Dhe pse duhet ta falim, apo ta coptojme? Apo ndoshta paragjykoni e supozoni se ajo cka te gjithe deshirojne ne Kosove, dhe cka eshte me e mira per te gjithe, eshte bashkimi kombetar pa marr parasysh cilit komunitet i perkasin qytetaret e Kosoves? Apo ndoshta minoritetet tjera te Kosoves nuk jane edhe fort te rendesishme, e nuk ka dert se cka dojne?
Me 28 nentor, e zhgenjyer me faktin qe manifestimi per te cilin dola kunder coptimit te Kosoves u shnderrua ne dicka krejt tjeter nga ajo qe ishte thirrur, vazhdova te ec pergjate sheshit Nene Tereza, kokeulur e me lot ne sy, me ndjenjen qe isha mashtrruar. Dikush me thirri emrin. Ishte tezja X, kojshikja ime gorane e cila kishte dal te shes produktet e saja pune-dore ne panairin qe ishte vendos nje dite me pare. “Blej shqip. Blej prodhime shqiptare” thoshte posteri gjigant i cili ishte vendosur ne shesh nga ana e komunes qe drejtohet nga levizja juaj. Ne moment kuptova se, te gjithe ata si une, qe iu eshte imponu te zgjedhim se cka jemi (vetem njeren ane) ne te kaluaren, ndoshta nuk do t’mund ta kene as kete mundesi te zgjedhjes ne te ardhmen nese ju vini ne pushtet, pasiqe ju vetem se keni vendos se cka duhet te jemi, te gjithe!

Leave a Reply

Your email address will not be published.