Disa VIP-a të famshëm shqiptarë marrin fustane borxh për të marrë pjesë në vente. Ky është “skandali që ka shpërthyer vetëm pak minuta më parë në emisonin “Top Show” të Alban Dudushit.
Të ftuar në këtë emisionin për të folur për jetën vanitoze të “Celebrity”-ve shqiptare ishin kryeredaktori i revistës “Who”, Eraldo Rexho, i cili ndërsa ishte duke diskutuar në panel me Armand Pezën për mundësitë reale të vipave shqiptare për të blerë fustane të shtrenjta, ka thënë se ka nga ato syresh që marrin fustane borxh për të shkuar nëpër festa dhe kjo nuk ndodh edhe aq rrallë.
“Ka edhe veshje të shtrenjta që kushtojnë mbi 5000 euro”, ka pohuar ai dhe një nga personazhet e show bizit në Kosovë, që e ka blerë atë, por pa cituar emër konkret!/Syri