Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, në një intervistë për televizionin çek, është shprehur se përfshirja e Rusisë në luftën e Sirisë e ka dobësuar dukshëm Shtetin Islamik.
Rusia ka filluar sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në muajin shtator, ndërsa vazhdimisht është shprehur se e përkrah qeverinë e Assadit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Assad gjatë intervistët ka cekur se sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA, nuk kanë pasur ndikim të madh në dobësimin e Shtetit Islamik, aq sa kanë patur sulmet ajrore ruse.
Ai gjithashtu ka dënuar sulmine fundit të Turqisë ndaj avionit luftarak rus.